Shqipja sot në krizë! Akademiku: Shkollat, media dhe teknologjia kanë sjellë ndikime mbytëse

Nga A2 CNN
10 Tetor 2023, 14:53 | Kulturë
Shqipja sot në krizë! Akademiku: Shkollat, media dhe teknologjia

Një reagim në median e shkruar mbi rrezikun që i kanoset për çdo ditë gjuhës shqipe, ka mjaftuar për të sjellë në Tiranë akademikun Rexhep Ismajli.

I zhvilluar në qendrën “Sotir Kolea”, një nga ambientet e reja të Bibliotekës Kombëtare, dikur një aneks i papërdorur, sot plot salla leximi, nxori në pah kryesisht betejën e shqipes për të ruajtur identitetin përballë rreziqeve që i kanosen.

Për Rexhep Ismajlin, shkolla, media, teknologjia vijnë të gjitha në këtë epokë me rreziqet e veta.

Ky mision i akademikut ka lindur po në Bibliotekën Kombëtare në vitin 1971, e po këtu vijon të ketë të njëjtën betejë.

Akademiku prej vitesh i është dedikuar kërkimit të gjuhës në çdo cep ku jetojnë shqiptarët sot, po aq sa edhe arbëreshët apo arvanitasit, shqiptarët e Kosovës, të Malit të Zi apo Maqedonisë së Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos