Dea Film Festival numëron 10 vite traditë. Nisi si një nevojë e mision për ta çuar magjinë e ekranit të madh në Sarandë apo rrethe, ku prej 30 vitesh kinemaja mungonte, por vijon rrugëtimin e vet edhe në kryeqytet.
Pesë vite në Sarandë e pesë vite në kryeqytet, Dea Film Festival vijon misionin e saj: të sjellë produksione të reja kinematografike në garë.
Këtë edicion të dhjetë konkurrojnë për kinemanë 38 produksione kinematografike, nga të cilat 7 janë me metrazh të gjatë, 18 filma të shkurtër. Dhe 7 të tjerë vijnë nën zhanrin e dokumentarit.
Grupi i filmit studentor mban edhe numrin më të vogël të produksioneve. Festivali do të jehojë me produksione të reja deri më 12 tetor në sallën black box dhe në amfiteatrin e universitetit të arteve. (A2 Televizion)
