Dinamo mund Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë për herë të dytë radhazi

Nga A2 CNN
13 Maj 2026, 22:30 | Futboll

Dinamo mund Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë për

Dinamo ka fituar për herë të dytë radhazi Kupën e Shqipërisë, duke mundur në finale sërish Egnatian.

Ekipi i Ilir Dajës mposhti kampionët në fuqi të Shqipërisë me rezultatin 3-2, shkruan A2.

Ndeshja nisi me dëmtimin e rëndë të portierit Teqja që solli të kuqin e Bakayoko dhe i dha mundësinë Dinamos të kontrollonte lojën dhe të shënonte dy gola që në pjesën e parë.

Egnatia u zgjua kur Malomo u ndëshkua me të kuq, duke barazuar lojtarët në fushë.

Kjo bëri që rrogozhinasit të hidheshin në sulm dhe të gjenin një gol me Buriç. Megjithatë, Mustafa rivendosi përsëri epërsinë e dy golave pak minuta më vonë, duke mos i lënë kohë ekipit të Nevil Dedes që të tentonte përmbysjen e madhe. Goli i Adjesa në fund thjesht shërbeu për statistikë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos