Elbasani dhe Tirana e nisin sezonin pa tifozë, hetime për derbin e moshave

Nga Dea Kozma
13 Maj 2026, 22:26 | Futboll

Elbasani dhe Tirana e nisin sezonin pa tifozë, hetime për derbin e

Tirana dhe Elbasani e nisin sezonin pa tifozë. Pas ngjarjeve aspak sportive në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt, Komisioni i Disiplinës ka qenë me dorë të hekurt si për Elbasanin, ashtu edhe për Tiranën.

Përplasja e dy tifozerive si para ndeshjes, ashtu edhe gjatë takimit, ka sjellë që FSHF mos të ketë tolerime, por të marrë vendime drastike për dy ekipet. Dy ndeshjet e para në shtëpi edicionin tjetër, Tirana dhe Elbasani do t’i zhvillojnë me mungesë të tifozerisë pas dhunës në “Elbasan Arena”, shkruan A2.

Përveç kësaj, verdheblutë janë gjobitur dhe me 500 000 lekë sepse ekipi pritës ka dështuar në garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes, ndërsa te Tirana për shkak të sjelljeve të gabuara të tifoëzeve që kanë hedhur sende në fushë, është gjobitur me 300 000 lekë.

Ndërkaq, kanë nisur hetimet disiplinore në lidhje edhe me incidentet e ndodhura në ndeshjen derbi të kryeqytetit Partizani-Tirana për moshat U-18, me skenat e turpshme dhe aspak sportive mes lojtarëve të kryeqytetit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos