Festivali i letërisë, Ballkani: Bekim e mallkim nën qiejt e ndarë të Europës

Nga A2 CNN
4 Tetor 2023, 20:44 | Kulturë
Festivali i letërisë, Ballkani: Bekim e mallkim nën qiejt e

Andrej Nikolaidis, një romancier, kolumnist dhe këshilltar politik, këshilltar i kryetar të Parlamentit malazez sjell sinqeritet me deklaratat e tij edhe kur paneli në të cilin gjendet ka serb, shqiptarë dhe malazezë.

Pikërisht në këtë valë trazirash në veri të Kosovës, mbërriti në Tiranë edhe Ivona Djuric, gazetare dhe shkrimtare e re nga Serbia, e cila e gjendur në të njëjtin panel me Andrej Nikoloidisi, Arian Lekën dhe Enkel Demin, nuk harroi të përmendte që politika ndërhyn jo pak herë në mënyrën sesi ajo shkruan.

Takimi i Ivona Djuric me lexuesit në Tiranë ishte parashikuar ditën e zisë në Kosovë pas vrasjes nga kriminelët serbë të oficerit të Policisë Afrim Bunjaku.

Ndaj, edhe Qendra e Librit atë ditë vendosi të anulojë takimet, e megjithatë Tirana e pret Ivonën për një muaj si rezidente letrare dhe mundësitë e takimit me lexuesin janë përgjatë gjithë muajit tetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos