Putin: Operacioni tokësor në Gaza do të sjellë viktima civile, absolutisht e papranueshme

Nga A2 CNN
13 Tetor 2023, 16:20 | Bota
Putin: Operacioni tokësor në Gaza do të sjellë viktima

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur sërish për luftën në Izrael, sipas së cilit operacioni tokësor në Gaza do të sillte një numër të lartë të viktimave civilë. Kjo sipas tij, është “absolutisht e papranueshme”.

Putin, duke folur nga Bishkek, Kirgistan, deklaroi se përdorimi i armatimit të rëndë në zonat e banuara “mbart pasoja të rënda për të gjitha palët”.

“Dhe më e rëndësishmja, viktimat civile do të jenë plotësisht të papranueshme. Tani gjëja kryesore është ndalimi i gjakderdhjes ,” tha ai.

Ai kritikoi Izraelin duke thënë se po përdor metoda çnjerësore në përgjigje të sulmit të Hamasit.

Presidenti rus shtoi se Rusia e kupton “logjikën e ngjarjeve” në Lindjen e Mesme, por “Izraeli po përgjigjet në një shkallë të gjerë dhe gjithashtu me metoda mjaft mizore”.

“Për mendimin tim është e papranueshme,” tha Putin. “Më shumë se 2 milionë njerëz jetojnë atje. Meqë ra fjala, jo të gjithë e mbështesin Hamasin”

Ushtria izraelite sot u bëri thirrje të gjithë civilëve që jetojnë në qytetin e Gazës, më shumë se një milion njerëz, të lëvizin në jug brenda 24 orëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos