
Re të mëdha tymi janë vënë re gjatë pasdites së të premtes në Liban, në ato që raportimet flasin për sulme ajrore të ushtrisë izraelite.
Mediat libaneze bëjnë me dije se pre e sulmeve të Izraelit kanë rënë dhe disa pika vëzhgimi të ushtrisë pranë kufirit jugor, në rajonin e Alma Al-Shaab.
Ushtria e Izraelit informoi fqinjët e saj se reagimi erdhi pas aktivitetit të shtuar të militantëve të Hezbollahut në anën libaneze të kufirit, i cili ka deklaruar se do të jetë përkrah Hamasit dhe popullit palestinez në këto momente të vështira.
Gjithashtu një thirrje iu drejtua dhe banorëve të fshatit, që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos bashkëpunojnë me militantët. (A2 Televizion)