Çelet në Elbasan edicioni i 25-të i festivalit ndërkombëtar të teatrove

Nga A2 CNN
15 Tetor 2023, 13:52 | Kulturë
Çelet në Elbasan edicioni i 25-të i festivalit

Teatri Skampa i Elbasanit, ka çelur siparin e edicionit të 25 radhazi te festivalit ndërkombëtar të teatrit bashkëkohor.

Tashmë me një eksperiencë të gjatë ky festival mirëpret trupa teatrore nga shtete të ndryshme, të cilat do të performojnë zhanre të ndryshme të artit teatror në skenën e teatrit Skampa.

Drejtori i këtij festivali, tashmë shprehet i sigurt që ky është festival i vazhdimësisë, teksa edhe këtë vit do të sjellë risi të ndryshme.

Nuk është një festival individual, por është festivali “Skampa” i qytetit të Elbasanit. Është një festival model që nuk e ka deri më sot asnjë në Shqipëri. Është një festival vazhdimësie. Kemi teatër. Kemi teatër rruge, dancingu. Kjo larmi stilesh, alternative e festivalit, e bën atë edhe më unik.

Ndërsa për drejtuesen e sektorit të artit dhe prodhimtarisë në tetarin Skampa, ky festival ka një shtrirje mjaft të madhe gjeografike, duke sjellë ne Elbasan edhe emra të mëdhenj aktorësh të hollivudit.

Nga viti në vit ky festival është rritur, duke prekur të gjithë kontitenete. Ne këtu kemi patur rastin, kemi patur aktorë të Hollivudit. Dhe akoma vazhdon ta shtrijë gjeografinë e vetë me shumë aktorë me emër.

Për 6 netë me radhë, artdashësit elbasanas po jo vetëm ata do të kenë mundësi që të ndjekin shfaqjet  e 9 trupave teatrore që marrin pjesë në këtë edicion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos