Ministri i Mbrojtjes i Turqisë në Kosovë: Nuk ju preken kufijtë

Nga A2 CNN
17 Tetor 2023, 14:44 | Kosova
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë në Kosovë: Nuk ju preken

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Yasar Guler, dha një garanci të fortë për sigurinë e Kosovës. Gjatë vizitës në Prishtinë konfirmoi mbështetjen për kufijtë e Kosovës dhe mbështetjen për anëtarësim në Kombet e Bashkuara dhe NATO.

“Ne e përkrahim sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës, unifikimin me institucionet euroatlantike dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare”, u shpreh Yasar Guler, Ministër i Mbrojtjes i Turqisë.

Në një konferencë për shtyp me ministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci, theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Prishtinës dhe Ankarasë në të gjitha fushat. Gjithashtu, foli për detyrën e komandantit të ri të KFOR-it.

“Theksuam faktin se duke nisur nga Kosova, paqja lumturia dhe siguria në Ballkan për ne është çështje që ka peshë të madhe… Ne themi se dialogu është rruga e vetme e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në këtë rajon dhe ritheksuam faktin se detyrën e komandantit të KFOR-it, e kemi marrë përsipër dhe do ta realizojmë me neutralitet dhe transparencë të plotë.”

“Në këtë aspekt kam kërkuar nga ministri Guler mbështetje për anëtarësimin e Republikë së Kosovës në partneritetin e programit për paqe dhe kam theksuar rëndësinë e anëtarësimit tonë në NATO si rrugë që garanton stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes i Kosovës.

Gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë, ministri turk u takua me presidenten Vjosa Osmani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos