
Të paktën 500 persona janë vrarë si pasojë e një shpërthimi në Gaza, që raportohet të jetë shkaktuar nga një sulm ajror i Izraelit.
Të dhënat i bëri të ditura ministria e Shëndetësisë së Rripin e Gazës, ndërsa tashmë është konfirmuar që sulmi në spitalin al-Ahli është më vdekjeprurësi në pesë luftëra që nga viti 2008.
Nuk ka ende një reagim nga ushtria e Izraelit.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se qindra njerëz ndodheshin në spitalin al-Ahli për të kërkuar strehë në momentin që ndodhi shpërthimi. (A2 Televizion)