Alarm për bombë, evakuohen pasagjerët në 6 aeroporte në Francë

Nga A2 CNN
18 Tetor 2023, 11:41 | Bota
Alarm për bombë, evakuohen pasagjerët në 6 aeroporte në

Franca vijon të jetë nën frikën e sulmeve terroriste! 6 aeroporte u evakuuan, mëngjesin e kësaj të mërkure, pas kërcënimeve për një alarm për bombë. Bëhet fjalë për aeroportin e Lille, Lyon (Bron), Nantes, Nice, Toulouse dhe Beauvais.

Sipas komunikimit të aeroportit të Nices, “ka pasur një alarm për një pako të dyshimtë, që kërkonte vendosjen e një perimetri sigurie, por gjithçka është kthyer në normalitet”.

Nga ana e tjetër, një zëdhënës i Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil (DGAC) konfirmoi “kërcënimet me bombë” dhe “evakuimet nga terminalet” në katër aeroporte Lille, Lyon, Toulouse dhe Beauvais (në veri të Parisit), por pa qenë në gjendje për të dhënë detaje të mëtejshme.

Ditët e fundit, disa kërcënime me bombë kanë prekur shkollat, por edhe Muzeun e Luvrit dhe Château de Versailles. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos