Nga Kina mesazh për Biden, Putin: Politikan me eksperiencë, por duhet të mësojë çfarë është respekti

Nga A2 CNN
18 Tetor 2023, 08:32 | Bota
Nga Kina mesazh për Biden, Putin: Politikan me eksperiencë, por duhet

Vladimir Putin ka mbërritur në Pekin, në vizitën e tij të parë jashtë Rusisë, që nga muaji mars, kur ndaj tij u njoftua urdhërarresti ndërkombëtar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, për të marrë nga Kina, mbështetjen dhe sigurinë për rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe për të thelluar edhe më tej, aleancën mes Moskës dhe Pekinit përballë perëndimit.

Putin e Xi Jinping, pas takimit kokë më kokë, folën edhe në forumin “Brez dhe Rrugë”, ku në fokus, siç mediat vendase raportojnë, ishin konfliktet që kanë shpërthyer në disa pjesë të globit.

Bashkëpunimi mes vendeve në këtë forum, arrin në vlerën e triliona dollarëve investime në infrastrukturë, edhe në vende si Hungaria, pjesë e BE-së apo edhe për Serbinë, vend aspirant.

Nga Kina, Vladimir Putin, një mesazh e kishte edhe për homologun e tij amerikan, Joe Biden.

“Para së gjithash mendoj se presidenti Biden është një nga politikanët më me eksperiencë në botë, këtë e gjykoj nga koha kur është në krye të pushtetit. Ai ka qenë në politikë për një kohë të gjatë. Duhet të respektoni të tjerët, vetëm ashtu nuk do të shtypni njeri. Politikanët amerikanë vdesin të buzëqeshin në kamera dhe e bëjnë mirë, por respekti ndaj tjetrit është ndryshe. Nuk është keq të respektosh Rusinë”, tha mes të tjerash Putin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos