“De facto të përjashtuar”, Berisha: Përshkallëzojmë qëndresën në parlament

Nga A2 CNN
18 Tetor 2023, 15:22 | Politikë
“De facto të përjashtuar”, Berisha:

Opozita do të fillojë qëndresën e saj në Parlament, pohoi Sali Berisha, duke i dhënë kështu përgjigje Edi Ramës, të cilin e akuzon se “de facto” e ka përjashtuar pakicën nga tempulli i demokracisë. Ky aksion do të përshkallëzohet me të gjitha mjetet, pohoi kreu i Rithemelimit.

“Opozita de facto është përjashtuar nga parlamenti si opozitë sovrane. Por me vendimet antikushtetuese të Edi Ramës, i cili ka marrë përsipër për herë të parë në histori ti emërojë bashkëkryetarin që do ai opozitës, dhe jo atë që zgjedh opozita vetë me deputetët e saj. T’i emërojë dhe t’i rrëmbejë edhe postin e kryetarit të grupit parlamentar. Me bllokimin total të çdo nisme hetimore, parlamentare që është një mision kushtetues të opozitës, ai e di shumë mirë se çdo komision që do të bëhet shkon tek ai dhe familjarët dhe klani i tij. Këto i ka të qarta. Ndaj dhe opozita do të fillojë qëndresën e saj, në parlament me të gjitha mjetet e mundshme civile, dhe do të përshkallëzojë këtë. Armiqësisë së Edi Ramës do t’i përgjigjet në mënyrën më të merituar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos