All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Afera e inceneratorëve, PD dorëzon në SPAK materiale të reja: Të ndalohet financimi

Nga A2 CNN
18 Tetor 2023, 15:38 | Politikë
Afera e inceneratorëve, PD dorëzon në SPAK materiale të
All - Paragraf - 1

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Rithemelimit, Belind Këlliçi, njoftoi se i kanë dorëzuar kreut të SPAK, Altin Dumani një material me mbi 650 faqe për aferën e inceneratorëve. Këlliçi nga selia blu pohoi se pjesë e materialeve janë dokumente me rëndësi për hetimin.

Në këtë material, Grupi i Punës ndihmon në mënyrë thelbësore për hetimin e kësaj çështje, sidomos lidhur me deklarimet e rreme të dhëna në Letër Porositë, nga aksionerët e sotëm. Këtë material po ia përcjellim në mënyrë urgjente z. Altin Dumani, pasi ne kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të financimit të këtij projekti korruptiv, me para të dyshimta, për të cilat i takon SPAK të hetojë nëse janë para të zyrtarëve të veshur me pushtet, apo janë para të grupeve kriminale si Ndragheta, etj.

All - Paragraf - 3

Sot nuk po bëjmë publik, asnjë dokumentacion, pasi besojmë fort se z. Dumani, pas ditës së sotme, do të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore deri në zbardhjen e plotë të kësaj afere.

Gjithsesi ju bëjmë me dije se ky material përmban të dhëna autentike si:

• Kontrata të nënshkruara mes palëve.

All - Paragraf - 6

• Dokumentacion zyrtar të cilin SPAK nuk e ka gjetur pranë Institucioneve Shqiptare.

• Komunikime elektronike mes palëve si dhe shumë dokumente financiare. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos