“Akuzat ndaj meje, sulm politik”, Berisha: Arben Ahmetajn e ka arrestuar Linda Rama

Nga A2 CNN
21 Tetor 2023, 20:33 | Politikë
“Akuzat ndaj meje, sulm politik”, Berisha:  Arben Ahmetajn e ka

“Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i Produkteve ne bashkëpunim” janë akuzat që rëndojnë mbi Sali Berishën për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

E megjithatë, kreu i Rithemelimit, deklaroi në një konferencë për mediat, se akuzat ndaj tij dhe dhëndrit të tij të arrestuar janë të motivuara politikisht.

“Pas kësaj çështje fshihet vetëm Edi Rama,” deklaroi Berisha, teksa solli si shembull se edhe për arrestimin e ish-numrit dy të qeverisë Rama, Arben Ahmetaj, përgjegjëse ishte bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama.

“Sepse Arben Ahmetajn e ka arrestuar Linda Rama. Ju nuk keni të drejtë të mos rikujtoni ato që u kam thënë këtu. Edhe dje një kolegu juaj më thoshte se duket sikur po e mbron Arben Ahmetajn. Jo, absolutisht. Po të merrni deklaratat e mia, pakkush mund të ketë më shumë deklarata se unë. Por nuk pranoj kurrë unë, që Linda Rama të bëjë gjah shtrigash. Atë nuk e pranoj unë. Sepse ato faturat e hoteleve, atij gjobëvënësit, Doçit, ia ka dorëzuar Linda Rama. Këtë nuk mund të pranoj unë. Morali im nuk i pranon këto.”

Kreu i grupit të Rithemelimit në PD, theksoi gjithashtu se betejën që ka nisur opozita më të në krye, do ta vijojë pa kthim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos