Në burg për “shpërdorim detyre”, Vangjush Dako kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Nga A2 CNN
20 Tetor 2023, 12:15 | Politikë
Në burg për “shpërdorim detyre”, Vangjush Dako

Vangjush Dako kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. Ish-kryebashkiaku i Durrësit i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Posaçëm, që e la në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin dhe e dyta në lidhje me tenderin për bërjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Gjithsej, bashkë me Dakon, u lëshuan 10 urdhërarreste, 6 prej të cilave u ekzekutuan nga policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos