Dinamo mposhtet nga Teuta, dorëhiqet trajneri: S’dua t’i bëhem barrë ekipit

Nga A2 CNN
22 Tetor 2023, 18:10 | Sporte të tjera
Dinamo mposhtet nga Teuta, dorëhiqet trajneri: S’dua t’i

Pas humbjes 2-3 me Teutën, tekniku i Dinamos, Luigi Di Biagio ka dhënë dorëheqjen. Në përfundim të takimit, ai u shpreh se mori këtë vendim për shkak se nuk dëshiron që të bëhet barrë për ekipin.

“Gjatë gjithë karrierës sime kam patur ndershmërinë dhe sinqeritetin e për këto arsye heq dorë nga kontrata ime 2-vjeçare pasi nuk dua të jem peshë për klubin. Jam ndjerë mirë në Shqipëri, i vlerësoj shumë shqiptarët dhe më vjen keq që nuk arrita ta çoj në fund misionin tim”, tha ai.

Teuta fitoi 2-3 me përmbysje kundër vendasve të Dinamos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos