Dy makina dhe një mjet bujqësor janë përfshirë në një aksident rrugor në aksin “Çermë-Lushnjë”, në fshatin Zhamë, ku për pasojë mbetën të plagosur 3 persona
Sipas policisë, mjeti tip “Zetor” me drejtues shtetasin Taulant Kërçuku, 40 vjeç është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin Gj. D., 42 vjeç dhe me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin I. B.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit Gj. D dhe T. K., si edhe pasagjeri në mjetin tip “Audi”, shtetasi A. H., 50 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë, futja në aksin nacional i mjetit bujqësor pa asnjë dritë të ndezur dhe pa sinjale. Si pasojë e errësirës mjetet që vinin nga pas janë përplasur me zetorin. (A2 Televizion)
