
Dritan Mehmeti pritet të jetë trajneri i Dinamos për pjesën e mbetur të sezonit.
Ai nisi punën dhe ndërtimin e skuadrës, por u spostua në ekipin e të rinjve pas emërimit të Luigi Di Biagio.
Tani është projektuar rikthimi, edhe sepse Mehmeti e njeh shumë mirë ambientin, por edhe ekipin e këtij edicioni.
Di Biagio dha dorëheqjen pasi u mund nga Teuta me rezultatin 3-2 duke thënë se nuk dëshiron që t’i bëhet barrë ekipit. (A2 Televizion)