Kërkoi përjashtimin e gjykatëses Irena Gjoka, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës

Nga A2 CNN
26 Tetor 2023, 14:36 | Kronikë
Kërkoi përjashtimin e gjykatëses Irena Gjoka, GJKKO rrëzon

Gjyqtarja Flora Hajredinaj rrëzon kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Vendimi është marrë ditën e sotme.

Berisha e akuzoi Irena Gjokën për “shpërdorim detyre”.

Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, dhe ndaj tij është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje. Për këtë çështje është arrestuar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, akuzat ndaj të cilit, për kreun e Rithemelimit janë të pabaza, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama “për sulme të mirëfillta politike.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos