“Tetori i librit”, Biblioteka Publike e Elbasanit me tituj nga vitet 1500

Nga A2 CNN
26 Tetor 2023, 11:05 | Kulturë
“Tetori i librit”, Biblioteka Publike e Elbasanit me tituj nga vitet

Në muajin e librit siç njihet ndryshe tetori, biblioteka publike “Qemal Baholli” e Elbasanit, po vijon fushatën për tërheqjen sa më shumë të lexuesve duke u përpjekur të nxjerrë në pah të veçantat e këtij minitempulli të librit për qytetin e Elbasanit. E ngritur me kontributin e familjes Baholli që në vitin 1934, biblioteka është pasuruar që në fillimet e veta me libra që vinin nga kontributet dhe donacionet e dhëna nga familjet intelektuale, tregtarët e qytetit, si dhe ambasadat e huaja të kohës.

Një nga veçantitë e kësaj biblioteke është fakti që në fondin e saj ruan libra shumë të vjetër që datojnë deri 5 shekuj më parë dhe që sot kanë një kuriozitet qoftë edhe për t’u parë.

Përveç librave, Biblioteka ruan edhe periodikët e fundit të viteve 1800. Digjitalizimi i fondit të bibliotekës synon të sjellë më pranë lexuesit me librat e vjetër, duke ndihmuar në të njëjtën kohë edhe në ruajtjen e tyre, pasi në këtë mënyrë shmanget përdorimi manual i tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos