“Në mbrojtje të kapitalizmit”, një botim mbi tregun e ekonomisë, dilema mes kapitalizmit dhe socializmit

Nga A2 CNN
20 Tetor 2023, 08:19 | Kulturë
“Në mbrojtje të kapitalizmit”, një botim mbi tregun e

Në një ekonomi të globalizuar mes kapitalizmit dhe tregjeve të kontrolluara, debate ngrihet mbi faktin se cili model është më i duhuri që shtetet duhet të ndjekin.

Flasim këtu për një ekonomi të kontrolluar, si vendet diktatoriale, ku prona, tregjet, i takon shteti dhe i menaxhon ai, apo një ekonomi kapitaliste si në shumicën e vendeve në botë, ku prona dhe tregjet ekonomike janë një e mirë e përbashkët?

E në fakt, Shqipëria ka përjetuar shumë kohë të vështira me ndryshime në formën e qeverisjes nga mbretëria në diktaturë e tashmë në demokraci. Për të kuptuar se si duhet të funksionojë ekonomia e një vendi, do t’ju sjellim një rrëfim të shkurtër të shkrimtarit dhe historianit Rainer Zitelmann.

“Në mbrojtje të kapitalizmi”, është libri i tij i cili është promovuar së fundmi edhe në Shqipëri ku tregon se sipas tij kapitalizmi është sistemi më e mirë.

“Unë mendoj që kapitalizmi po sulmohet në të gjithë botën. Vetëm këtë vit kam vizituar rreth 30 vende dhe e pashë gjithandej. Në Kinë kanë pasur një sukses duke u drejtuar drejt një tregu më të lirë privat, por së fundmi po kthehet sërish në një administaratë të madhe.

Gjithashtu, edhe Amerika e Jugut është pothuajse plotësisht socialiste. Madje edhe këtu në Europë po afrohemi gjithmonë e më shumë drejt një ekonomie të planifikuar dhe po shkojmë më larg të qenurit një ekonomi e lirë dhe prandaj mendoj që është koha të fillojmë të mbrojmë kapitalizmin në çdo vend të botës.

Gjithsej, gjatë historisë kanë qenë rreth 24 eksperimente të ndryshme socialiste dhe kanë dështuar pa përjashtim dhe nuk ka pasur asnjë rast kur mirëqenia e të varfërve është përmirësuar. Në të 90-tat të gjithë e dinin dhe të gjithë e kuptonin, por si duket tani që ka kaluar pak kohë, njerëzit kanë filluar ta harrojnë dhe kjo është arsyeja pse po shkruaj libra dhe po bëj evente të shumta, në mënyrë që njerëzit mos të harrojnë që kapitalizmi është sistemi më i mirë dhe jo një ekonomi e planifikuar socialiste.

Kur isha i ri, para 50 viteve isha një maoist, që do të thotë që admironim vetëm 2 vende në botë, që ishte Kina dhe Shqipëria sepse mendonim se ishte socializmi i vërtetë. Akoma kësaj dite kam këtë gazetën ku ka të përkthyer në gjermanisht një artikull për shkollën në Shqipëri. Kam lexuar shkrimet e shumta të Enver Hoxhës dhe mbaj mend që çdo dite në 11 të natës dëgjoja propagandën e Radio Tiranës të përkthyer ne gjuhën gjermane duke e admiruar dhe pa ditur që Shqipëria në fakt ishte në një varfëri ekstreme

Cfarë socialistët premtojnë është barazia, të gjithë duhet të jemi të barabartë. Ndërkohë që kritikojnë kapitalistët për diferencën midis të pasurve dhe të varfërve, ata vetë krijojnë diferencën midis administratës dhe popullit të thjeshtë. Ashtu siç ndodhi edhe në komunizëm ku ndërkohë që administrata në “Bllok” kishte restorante të bukura dhe kishin punë të lehta, populli nga ana tjetër ishin në varfëri ekstreme.

Nëse e krahasojmë Shqipërinë aktuale me vende të tjera që kanë kaluar në fazën e tranzicionit, mendoj që mund të bëhet më mirë. Për shembull, Polonia ka pasur një sukses të madh dhe një eksperiencë shumë të mirë në tranzicionin e saj. Sigurisht, Shqipëria është më mirë se ishte në komunizëm, por nuk është aq mirë sa mund të ishte.

Mendoj se një ndër arsyet është se elita nuk ka ndryshuar, thjeshtë ata të komunizmit sot e quajnë veten kapitalist. Mendoj se ka shumë korrupsion dhe kjo vjen nga pushteti që ka arritur qeveria të marrë dhe administratën që ka arritur të krijojë. Mendoj se ju duhet një revolucion i dytë për më shumë kapitalizëm.

Për këtë libër, bëra studimin më të madhe në botë për imazhin e ekonomisë të lirë dhe kapitalizmit në mënyrë që të bënim krahasimin midis vendeve. Shqipëria është një ndër vendet antikapitaliste, por në fakt Shqipëria dhe Gjermania nuk janë dhe aq ndryshe nga njëra-tjetra. Mund të habiteni, por Gjermania gjithashtu është një ndër vendet antikapitaliste.

Mendoj se mësimi kryesore është që Shqipëria duhet të avancojë më shumë drejt lirisë ekonomike dhe sigurisht Shqipëria ka bërë hapa pozitivë, por një ndër faktorët kryesorë që ndikojnë është Sistemi Ligjor që pa të nuk mund të ekzistojë një kapitalizëm i mirëfilltë.

E kam shijuar qëndrimin këtu dhe po planifikoj krijimin e një dokumentari në Shqipëri që të mos harrojmë se çfarë ndodhi në komunizëm dhe gjithashtu t’i kujtojmë vetes sa e rëndësishme është të luftojmë për kapitalizmin.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos