
22 marsi është ditë simbolike për pluralizmin shqiptar dhe Partinë Demokratike e cila erdhi për herë të parë në pushtet 31 vite më parë.
Sot në krye të kësaj partie edhe pse jo zyrtarisht e me regjistër gjykate është përsëri Sali Berisha. Në një tryeze për doktrinën e së djathtës, Berisha erdhi fillimisht për të pranuar faje për problemet e pazgjidhura në 33 vite demokraci, e që lidhen metë drejtat, siç është ajo e pronave.
"PD u largua nga pronarët, unë nuk them se i dhamë përgjigjen më të shkëlqyer, por nevendosëm normat më të mira për kompensimin e pronarëve.’’
Por veçon disa anë pozitive të qeverisjes së tij si kryeministër për të bërë një dallim me qeverisjen socialiste të kryeministrit Rama.
“Si ka mundësi që një vend, i cili deri në vitin 2014, kishte rritje progresive të popullatës, kurse nga 2014-a deri sot, ka humbur një të tretën e popullatës. Ka humbur më shumë se një gjeneratë. Si ka mundësi që një vend që në vitin 2008, arriti të kalojë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, sot zvarritet i fundit në Ballkan dhe Europë për të gjitha këto”.
Përgjegjësi për këtë situatë gjen edhe tek kryetari i dorëhequr Lulzim Basha.
“Nuk jemi këtu për të analizuar qeveritë, por për të analizuar opozitën. PD ishte shndërruar në një OJF të majtë, as forcë politike. U largua nga shtyllat e saj kryesore, u largua nga asaj, të cilëve kjo parti u detyron mbijetesën."
Zgjidhjen e shikon vetëm nëse Partia Demokratike rikthehet tek parimet e djathta dhe konservatore.
“Vetëm një forcë konservatore e qendrës së djathtëmund të përmbysë këtë monizëm, i cili në klasifikimet doktrinale, vlerësohet si monokraci. Bazohet në krimin, vjedhjen, drogën. Unë nuk di asnjë rrugë tjetër përveç vendosjes në piedestal të atyre parimeve me të cilat Shqipëria ndryshoi21 herë, me të cilat Shqipëria arriti të bëhej vend i besueshëm për shqiptarët, arriti që të ketë shtet ligjor dhe ekonomi tregu funksionale”.
Ky 22 mars e gjeti Partinë Demokratike në vazhdim të një konflikti të hapur që kur Sali Berisha u përjashtua nga Lulzim Basha si i shpallur non grata në SHBA.
Në prag të zgjedhjeve vendore në KQZ fioti të drejtën e regjistrimit si PD grupi i Enkelejd Alibeajt, ndërsa Sali Berisha bëhet pjesë e garës përmes koalicionit me Ilir Metën dhe aleatëve të tjerë, që i kanë premtuar votën për kandidatët e Primareve. (A2 Televizion)