
Sali Berisha, nga Rrogozhina ku prezantoi kandidatin Shkëlqim Hoxha bëri thirrje për bashkim. Ai tha se të gjithë demokratët duhet të bëhen bashkë dhe të votojnë Hoxhën për ta zgjedhur në krye të bashkisë.
Edhe njëherë sulmoi grupimin Alibeaj duke i quajtur vegla të Ramës dhe pengje, si dhe bëri thirrje që askush mos të votojë për ta.
“Pra 14 maji është një thirrje e thellë për ndërgjegjen tonë njerëzore, është një thirrje e thellë për ndjenjat tonë njerëzore, për dhembshurinë ndaj njëri-tjetrit, për dhembshurinë për fëmijët tanë, për dhembshurinë për këtë tokë, që po e braktisin sikur të ishte tokë e mallkuar për shkak të këtyre hajdutëve.
Ndaj dhe me lutjen time, të bashkohemi, të bashkohemi të gjithë. Pse, mos po i vuajnë vetëm demokratët këto? Jo mo jo, po i vuajnë edhe socialistët, ata pa parti dhe që të gjithë. Këtu nuk është problemi i pushtetit të këtij apo atij, por kemi të bëjmë me të ardhmen e çdo shqiptari, fatin e çdo shqiptari që nëpërkëmbët dhe shkelmohet sikur të mos ishte qenie njerëzore, nga një kastë, grup që plaçkit si shushunja pasuritë e shqiptarëve”, tha Berisha. (A2 Televizion)