Shtimi i rasteve me Covid-19 në Kosovë, sot diskutohen masat e reja

Nga A2 CNN
4 Mars 2021, 07:11 | Kosova
Shtimi i rasteve me Covid-19 në Kosovë, sot diskutohen masat e reja

Shtimi i rasteve të ditëve të fundit me koronavirus në Kosovë ka alarmuar autoritetet shëndetësore, të cilat mblidhen sot për të diskutuar mbi masat e reja. Lajmin e konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Armen Zemaj, sipas të cilit po vlerësohen faktet në dispozicion. 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në vazhdimësi ka kërkuar ashpërsim të masave, por më 11 shkurt, 3 ditë para zgjedhjeve të parakohshme, qeveria vendosi heqjen e orës policore edhe në zonat e kuqe dhe zgjatjen e orarit të aktiviteteve deri në orën 22:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos