
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka raportuar se 24 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, si edhe janë raportuar 1.029 raste të reja me koronavirus në 13.084 testime.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot janë shëruar 3.266 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.316 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkohë që prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës.
Deri më sot 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. (A2 Televizion)