Tragjedi në Kosovë, humbin jetën nga zjarri dy të mitur

Nga A2 CNN
8 Shtator 2021, 12:37 | Kosova
Tragjedi në Kosovë, humbin jetën nga zjarri dy të mitur

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Kosovë, ku dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka rënë në shtëpinë e tyre.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Ujzë të Gjakovës.

Ekipet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar trupat e pajetë të dy fëmijëve që ishin bllokuar në banesë.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërkohë që policia ka nisur hetimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos