24-vjeçarja, rekord botëror në Champions

Nga A2 CNN
31 Tetor 2019, 14:16 | Futboll
24-vjeçarja, rekord botëror në Champions

Ada Hegerberg është futbollistja norvegjeze që është futur në librin e rekordeve Guinness.

Vetëm 24 vjeç, sulmuesja e Lionit u kthye në golashënuesen më të mirë të të gjitha kohërave të Champions League.

Me dy golat kundër Fortuna Hjorning, skuadrës që eleminoi Vllazninë nga Champions, norvegjezja arriti kuotën e 52 realizimve duke kaluar gjermanen Anja Mitag.

Ada Hegerberg është futbollistja e parë që ka fituar “Topin e Artë” për femra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos