Igli Tare është një nga kandidatët për të fituar çmimin si “Drejtori sportiv i vitit” në “Globe Soccer Awards”.
Drejtori sportiv i Lazios do të konkurrojë me Andrea Berta (Atletico Madrid), Michael Edwards (Liverpool), Eric Abidal (Barcelona) dhe Marc Overmars (Ajax) për çmimin që do të jepet në 29 dhjetor të këtij viti, në Dubai.

Ndërkohë, Virgil Van Dijk, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, ashtu si në rastin e çmimit të UEFA-s dhe atij të FIFA-s “The Best”, janë nominuar për çmimin "Futbollisti më i mirë i vitit". (A2 Televizion)