Dhunuesi i futbollistëve të mitur ishte pa licencë trajneri

Nga A2 CNN
31 Tetor 2019, 14:05 | Futboll
Dhunuesi i futbollistëve të mitur ishte pa licencë trajneri

Pamjet tronditëse të dhunës ndaj futbollistëve të mitur të Laçit kanë sjellë reagimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

https://a2news.com/2019/10/30/trajneri-shpulla-dhe-ofendime-futbollisteve-te-rinj/

Video është e përpara tre vjetëve, por, sipas verifikimeve, për ish-trajnerin Ndue Tarazhi, ai nuk rezulton me licencën e nevojshme për të drejtuar një skuadër futbolli. Sipas shefit të Garave, Lysien Nurishmi, ai i ekipit të 17-vjeçarëve kurbinas është rasti i parë i dokumentuar i dhunës fizike dhe verbale ndaj sportitëve të mitur.

“Ai nuk është trajner i federuar me klubin e Laçit. Ai nuk ka as licencë për të ushtruar profesionin e trajnerit. Ky është rasti i parë i dhunës”, tha Nurishmi.

Ngjarja skandaloze e viteve të kaluara shërben si këmbanë alarmi për prindërit dhe fëmijët, por edhe për trajnerët, për të cilët minimumi i dënimit në raste të tilla do të jetë përjashtimi përjetë nga e drejta për të ushtruar profesionin: “Raste të tilla të dhunimit dhe poshtërimit të fëmijëve, do të shkojnë deri në heqje të drejte të trajnimit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos