Akuzat për manipulim, zyrtari në Xhorxhia: Trump do mbajë përgjegjësi për dhunën

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 10:19 | Bota
Akuzat për manipulim, zyrtari në Xhorxhia: Trump do mbajë

Një zyrtar i lartë i zgjedhjeve të shtetit të Xhorxhias paralajmëroi se presidenti amerikan, Donald Trump, do të mbajë përgjegjësi për çdo akt të dhunshëm që do të vijë si pasojë e pretendimeve të pabazuara për manipulime. Ai citoi intimidim dhe kërcënim me vdekje të disa prej punonjësve.

Xhorxhia po zhvillon një tjetër rinumërim të votave me kërkesë të ekipit të Trump.

"Nuk gjej dot fjalët e duhura për ta bërë këtë pasi jam i zemëruar. Zoti president, duket se ju e keni humbur shtetin e Xhorxhias. Ne po hetojmë, ka gjithmonë një mundësi, e kuptoj. Dhe ju keni të drejtën t'u drejtoheni gjykatave. Por, ajo që nuk keni të drejtë të bëni dhe duhet të tërhiqeni menjëherë, është inkurajimi i njerëzve për të ndërmarrë akte të mundshme dhune. Dikush do të lëndohet; dikush do të vritet dhe kjo nuk është e drejtë", u shpreh Gabriel Sterlimg, menaxher i implementimit të sistemit të votave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos