25 ekzekutime në 29 muaj, shteti amerikan nis “maratonën” e zbatimit të dënimeve me vdekje

Nga A2 CNN
5 Korrik 2022, 13:05 | Bota
25 ekzekutime në 29 muaj, shteti amerikan nis “maratonën”

Pasi kishte ndaluar ekzekutimet e dënimeve me vdekje prej vitit 2015, shteti amerikan i Oklahomës ka planifikuar të kryejë 25 ekzekutime në 29 muajt e ardhshëm, duke filluar nga gushti.

Shteti ka aktualisht 44 persona që presin të ekzekutohen dhe vendimi për të publikuar kalendarin - sipas të cilit do të ekzekutohet një person në muaj - u mor me kërkesë të prokurorit të përgjithshëm të shtetit.

Moratoriumi disavjeçar ishte vendosur për shkak se gjatë kryerjes së një ekzekutimi, përmes injeksionit, i dënuari kishte vuajtur për mbi 40 minuta para se të vdiste nga ataku në zemër. Sipas ekspertëve, kjo ndodhi për shkak të një prej përbërësve në injeksion.

https://a2news.com/2021/06/02/shteti-amerikan-blen-gazin-qe-perdornin-nazistet-per-ekzekutimin-e-denimeve-me-vdekje/

Vendimi pritet të vendosë Oklahomën në qendër të debatit të dënimeve me vdekje në SHBA. Sipas disa prej avokatëve të personave të dënuar, një pjesë e mirë e tyre shpresojnë të marrin falje nga guvernatori i shtetit, pasi pretendojnë për probleme të mëdha me gjykimin e çështjeve të tyre.

Në Shtetet e Bashkuara, dënimi me vdekje është masë ligjore ndëshkuese në 27 shtete, prej të cilave vetëm në 20 nuk janë vendosur moratoriume. SHBA-ja është shteti i vetëm perëndimor që e zbaton dënimin me vdekje dhe bashkë me Japoninë, Korenë e Jugut, Tajvanin dhe Singaporin, janë të vetmet shtete demokratike që e zbatojnë këtë praktikë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/01/denimi-me-vdekje-ne-shba-propozohet-rikthimi-i-pushkatimit-dhe-karriges-elektrike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos