Panairi i librit në Lajpcig, Shqipëri-Kosovë bëhen bashkë në evente për letërsinë shqipe

Nga A2 CNN
1 Maj 2023, 15:21 | Kulturë
Panairi i librit në Lajpcig, Shqipëri-Kosovë bëhen

Pas tri vitesh mungesë, për shkak të pandemisë u rikthye për lexuesin një nga ngjarjet më të mëdha të librit.

Në Lajpcig, për tri ditë ishte edhe Shqipëria, ngjitur me një stendë të Kosovës si për të unifikuar letërsinë që sot bëhet në shqip.

Sapo ka mbërritur në Tiranë, Alda Bardhyli, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të librit dhe leximit na tregon pak më shumë mbi atmosferën e këtij viti në Lajpcig.

Panaire të këtij lloji në Europë mbërrijnë si formë komunikimi mes kulturave të ndryshme, dhe si mundësi prezantimi për t’u përcjellë letërsia shqipe në disa gjuhë të botës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos