25-vjeçari përfshihet nga orteku, regjistron gjithçka në video dhe mbijeton

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 10:27 | Bota
25-vjeçari përfshihet nga orteku, regjistron gjithçka në

Një i ri që sapo ishte bërë gati për “snowboard”, e pa veten të përfshirë nga orteku, në Kolorado. Maurice Kervin fatmirësisht mbijetoi dhe regjistroi të gjithë incidentin që desh i mori jetën.

“Ishte shumë i madh dhe jam mirënjohës për faktin që sot jam ende gjallë. Mund të isha varrosur aty ose të merrja plagë të rënda. Ishte një ortek i madh dhe intensiv”, tha 25-vjeçari.

Orteqet janë të paparashikueshme e të rrezikshme dhe jo të gjitha historitë përfundojnë mirë, si në rastin e Kervin. Në SHBA, në 10 vitet e fundit, ka pasur një mesatare prej 27 viktimash çdo dimër nga orteqet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos