
Bilanc tejet negativ nga pandemia e koronavirusit është regjistruar dhe në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë raportoi 27 viktima të tjera dhe 647 raste me koronavirus gjatë së dielës.
Sipas raportit të Institutit të Shëndet Publik, në tri javët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 276 persona si pasojë e koronavirusit, prej të cilëve 246 ishin të pavaksinuar dhe 30 pacientë ishin të vaksinuar.
Drejtuesit e institucioneve shëndetësore kanë përsëritur thirrjet për vaksinimin e popullatës si mundësi e vetme për mbrojtje nga infektimi me koronavirus. (A2 Televizion)