SHBA bën thirrje për uljen e tensioneve në Mal të Zi

Nga A2 CNN
24 Gusht 2021, 18:26 | Ballkani
SHBA bën thirrje për uljen e tensioneve në Mal të Zi

Shtetet e Bashkuara u bëri thirrje të gjitha palëve në Mal të Zi, që të punojnë për të qetësuar tensionet, në prag të ceremonisë së marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

"Ne inkurajojmë autoritetet malazeze dhe Mitropolinë e Kishës Ortodokse Serbe që të bashkëpunojnë ngushtë dhe mbi të gjitha të garantojnë sigurinë e qytetarëve", ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës.

Kisha Ortodokse Serbe ka njoftuar se marrja e detyrës nga ana e Joanikijes do të bëhet më 5 shtator në Cetinje. Aty pritet të marrin pjesë patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Porfirije dhe priftërinj të tjerë të lartë.

Ceremonia kundërshtohet nga Komuna e Cetinjës, disa organizata malazeze dhe Partia Demokratike e Socialistëve e udhëhequr nga presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos