
Masat e reja anti-Covid në Greqi vënë në shënjestër personat e pavaksinuar ndaj koronavirusit. Sipas rregullave të reja, punonjësit e pa imunizuar në sektorin privat dhe publik do të duhet t’i nënshtrohen rregullisht testeve, me shpenzimet e tyre, të paktën një herë në javë.
Për të frekuentuar shkollat, universitetet por edhe evente të tjera me pjesëmarrje të lartë personash, si turizmi, kateringu, televizioni dhe teatri, të pavaksinuarit do të duhet të bëjnë dy teste në javë.
Ministria e shëndetësisë njoftoi se çmimi për testet e shpejta do të jetë 10 euro. Sa i përket frekuentimit të bareve, restoranteve, klabeve dhe eventeve sportive, është I detyrueshëm tregimi I pasaportës së imunitetit që vërteton vaksinimin ose shërimin nga Covid-19.
Të pavaksinuarit mund të frekuentojnë kinematë, teatrot, muzetë dhe palestrat me anë të një testi negativ të kryer jo më vonë se 48 orë. (A2 Televizion)