
28 degë të Partisë Socialiste do të drejtohen nga gra dhe vajza, ose do të jenë pjesë e bashkëkryesimit. Lajmin e kësaj risie për bashkitë e dha sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, pas mbledhjes së kryesisë për zgjedhjet në degët e kësaj force politike. Ai tha se interesi për të kandiduar ka qenë shumë i lartë, ndërsa theksoi se pjesa më e madhe e tyre janë në moshë aktive.
“561 kandidatë shprehën vullnetin e tyre, 30% e tyre gra dhe vajza moshë e re mbi 190 kandidatë rreth 35 vjeç, 263 kandidatë jo më shumë se 50 vjeç. Pjesëmarrje re e njerëzve në moshë aktive. Nga procesi një risi që duhet përshëndetur është që në 28 degë do të drejtohen nga gra dhe vajza ose do të jenë pjesë e bashkëkryesimit, risi kjo që po aplikohet dhe në bashki”.
Sipas tij ky ishte një proces rivitalizues, ndërsa paralajmëroi rinovim të partisë deri në vjeshtë.
Pas Gjiknurit, sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka prezantuar emrat e drejtuesve të rinj të PS-së në 61 degë të bashkive të vendit, të cilët do të jenë kryetar të PS. Erion Veliaj do të jetë kryetar i PS-së për Tiranën. Ndërkohë Shkodra do të drejtohet nga dy kryetarë, nga Ilmi Lakti dhe Mirela Petani. Në bashkinë e Durrësit, kryetar i PS-së do të jetë, Luan Zeza. (A2 Televizion)