
Një maniak seksual, i cili tentoi të përdhunonte një 60-vjeçare teksa e kërcënonte atë me thikë, në një park në Londër, është dënuar me 15 vjet burg.
James Nicolaou, 29 vjeç, ishte fshehur në një shkurre përpara se të sulmonte gruan në Neasden Recreation Ground në veriperëndim të Londrës më 2 gusht të vitit 2021.
Gjykata Harrow Crown tha se gruaja humbi ndjenjat ndërsa më pas është gjetur me dëmtime në trup dhe në kokë. Ajo u dërgua në spital, ndërsa 5 ditë më vonë policia identifikoi dhe vuri në pranga 29-vjeçarin. Ai u shpall fajtor për dy akuza, tentativë përdhunimi dhe mbajtje të armëve të ftohta. (A2 Televizion)