Të paktën 60 persona, pjesë e një grupi etnik në Mianmar, humbën jetën si pasojë e bombardimeve të avionëve të juntës ushtarake gjatë një eventi muzikor.
Sipas të dhënave paraprake, mes viktimave kishte dhe këngëtarë dhe muzikantë, në një sulm që kishte si synim të pengonte festimet e përvjetorit të organizatës politike të etnisë Kachin.







Bombardimi mendohet të jetë realizuar nga dy avionë të ushtrisë së Mianmarit, pikërisht 3 ditë përpara takimit të ministrave të Jashtëm të Azisë Juglindore ku do të diskutohet dhe dhuna gjithnjë e në rritje në këtë vend. (A2 Televizion)