All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

3 ditë festa në qendrën "Toptani", lojëra, dhurata dhe muzikë në ditët e fundit të vitit

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2021, 16:06 | Lifestyle
3 ditë festa në qendrën "Toptani", lojëra, dhurata
All - Paragraf - 1

Fundviti përherë sjell një atmosferë të gëzueshme dhe çdokush përpiqet t’i kalojë sa më këndshëm festat, por argëtimi dhe zbavitja tashmë ka një stacion të përhershëm: Qendrën tregtare “Toptani Shopping Center”.

Për 3 ditë me radhë stafi menaxhues kishte menduar ta shndërronte këtë hapësirë në një skenë të vërtetë aktivitetesh.

All - Paragraf - 3

Mbrëmjen e 24 dhjetorit, ritmet e muzikës e sidomos ajo festive, ndiheshin ngado. Në natën e Krishtlindjes, pra në 25 dhjetor, radhën për të festuar e kishin fëmijët, të cilët kaluan një mbrëmje mbresëlënëse me aktivitetet që organizatorët kishin përgatitur për ta, dhe ku urimet e vogëlushëve janë të ngrohta.

Atmosfera festive kulmoi mesditën e 26 dhjetorit, kur fëmijët u zhytën në botën e lojërave. Më pas çasti i shumëpritur, me dhuratat në duar vijnë edhe urimet e fëmijëve.

Mes këtij gëzimi u ndodhën përgjatë 3 ditëve dhe mbrëmjeve të pranishmit në hapësirën prej 60 mijë metrash katror të  “Toptani Shoping Center”, fare pranë qendrës së Tiranës, ku përpos blerjeve apo shplodhjes në baret dhe restorantet e qendrës tregtare, ata shijuan edhe lumturinë e vogëlushëve. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos