Një biznesmen në pension në Britaninë e Madhe i tërboi fqinjët pasi bëri një shtesë të banesës së tij të vjetër pikërisht brenda territorit të varrezave të një Kishe.
73-vjeçari Charles Ryan shkatërroi dhe rindërtoi murin e pasmë të shtëpisë duke dëmtuar dhe disa gurë varri gjatë rinovimit dhe që atëherë është ndëshkuar me një gjobë 100,000 paund pasi u urdhërua ta shemb atë.
Vendasit në fshatin Quebec, u zemëruan me punën e ndërtimit të ish-shefit të firmës së betonit, duke u ankuar se u "përdhosën" varrezat historike të Kishës së Shën Gjon Pagëzorit.
Disa banorë u ankuan në këshillin bashkiak për “ndërtim pa leje” nga Charles, i cili duket se kishte aplikuar vetëm për rindërtimin e shtëpisë së tij të vjetër brenda territorit që ajo kishte.
Tashmë zyrtarët e kanë urdhëruar të moshuarin ta shembë garazhin dhe të rindërtojë murin e varrezave deri në verën e vitit 2022. Dhe i gjithë ky operacion do t’i kushtojë atij plotë 100 mijë paund. (A2 Televizion)