3 kryeministra shqiptarë në rajon, Berisha: Komunikim vëllazëror dhe organizim i përbashkët i tyre

Nga A2 CNN
6 Maj 2022, 21:26 | Politikë
3 kryeministra shqiptarë në rajon, Berisha: Komunikim

Duhet të ketë një komunikim vëllazëror, një lloj organizimi i përbashkët i kryeministrave shqiptarë në rajon jo për të qenë rrezik për kombet e tjera apo pakicat por për një bashkim të nevojave që kanë palët. Këtë sugjeron ish- diplomati Mal Berisha për shqiptarët e Ballkanit, sipas të cilit kjo ëhstë detyrë e shqiptarëve që drejtojnë të katër vendet; Shqipërinë, Kosovën, Malin e  Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

“Jam i lumtur që Talat Xhaferri dje ka takuar presidentin e Ukrainës është një akt i jashtëzakonshëm që një kryeministër që drejton një parlament të një vendi ku shqiptarët nuk janë shumicë dhe shkon në Ukrainë. Në Kosovë funksionon shumë mirë demokracia, është bërë një shembull, zgjedhjet i bëjnë të shkëlqyera dhe ndryshojnë. Në malin e zi Dritani me një formim të shkëlqyer ka dy medalje ari, ka botuar studim mbi globalizimin dhe me instiktin prej politikani ka arritur të jetë kryeministër. Arrin të shkatërrojë një grup politik të përfolur për çdo gjë. Këta shqiptarë që drejtojnë në 4 vende kanë detyrë përballë zgjedhësve të tyre Albin Kurtin e votojnë patriotët, por unë besoj që do Kosovën shqiptarët në dhe është shqiptar i vërtetë, por a duhet të gjejnë si një plak i urtë të mblidhen brenda kornizës së shteteve ku veprojnë pa shkelur asnjë nga normat dhe hapësirat të shfrytëzohen në të mira të njerëzve, në të gjitha anët e kufirit. Shqiptarët që drejtojnë shtetet ballkanike e kanë detyrim”.

Në këtë marrëveshje thekson Berisha duhet të përfshihen të gjithë qeveri, parlament dhe opozitë.

“Si komb duhet të veprojnë të gjithë së bashku. Një marrëveshje kaq e madhe që të arrihet duhet të përfshihen të gjitha palët ata që janë në qeveri, parlament dhe opozitë. Nuk gjendet sot një figurë përbashkuese se të gjithë janë të rreshtuar politikisht, por edhe akademikët më të mirë i kemi të rreshtuar. Duhet një marrëveshje që të lehtësojnë jetën e qytetarëve sado utopike duket ka një të ardhme”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos