3 ndeshje në nëntor, Shqipëria publikon listën e të grumbulluarve

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2020, 10:49 | Futboll

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e radhës së kuqezinjve.

Shqipëria do të luajë miqësoren me Kosovën në 11 nëntor dhe dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë (15 dhe 18 nëntor).

Bie në sy kthimi në listë i Hysajt, Cikalleshit dhe Balajt.

Nuk dihet ende nëse klubet do t'i lejojnë të gjithë futbollistët e grumbulluar që t'i bashkohen kombëtares. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos