Europa League, një turk “gjunjëzon” Milanin, mirë anglezet

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2020, 23:08 | Futboll
Europa League, një turk “gjunjëzon” Milanin, mirë

Në qoftë se dikush do të mbajë mend këtë natë të Europa League, ky padyshim do te jetë mesfushori turk Yusuf Yazici. Djaloshi 23-vjeçar pas tre golave të shënuar me Sparta Pragën po në këtë grup, shënon një tripletë edhe më prestigjioze në San Siro ndaj Milanit që kryeson Serie A.

Turku i dhuroi një fitore të madhe ekipit të tij, francezëve të Lilës, që tashmë kryeson grupin. Performancë për të harruar për milanezët, ku Ibrahimovic nuk mundi të ndihmonte kësaj radhe ekipin e tij. Në grupin e Milanit, Sparta e Pragës shkatërron 1-4 në Skoci Celtikun dhe shpreson kualifikimin.

Fitore të rëndësishme edhe për Romën ndaj Cluj dhe Napolit ndaj kroatëve të Rijekës ndërkohë që Leicester tregon formën e mirë me një 4-0 ndaj Bragës portugeze, ndërkohë që me 4 gola fiton edhe Arsenali ndaj Moldes dhe Tottenham shënon 3 herë ndaj bullgarëve të Ludogorets.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos