3 në 3, Struga, ekipi tjetër shqiptar që shkon në play-off të Conference League

Nga A2 CNN
17 Gusht 2023, 22:12 | Futboll
3 në 3, Struga, ekipi tjetër shqiptar që shkon në play-off

Pas Partizanit dhe Ballkanit, Struga është ekipi i tretë shqiptar që shkon në fazën play off të Conference League.

Skuadra që sezonin e fundit fitoi titullin e parë kampion në Maqedoninë e Veriut, zhvilloi një ndeshje të vështirë në Luksemburg përballë Hesperange, të cilën e humbi 2-1.

Djemtë e Shpëtim Duros arritën të festonin kualifikimin vetëm falë suksesit 3-1 të arritur në Shkup një javë më parë.

Struga luajti pothuajse të gjithë lojën me dhjetë lojtarë që pas daljes me të kuq të Marjan Radeskit në minutën e 15.

Tashmë edhe Struga është një hap grupeve të Conference League, me ekipin e Shpëtim Duros që do të sfidojë islandezët e Breidablik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos