PD: Gjiknuri, i përfshirë në aferën e gazit të Albpetrol, 230 mijë euro dëm ekonomik

Nga A2 CNN
19 Tetor 2021, 13:55 | Politikë
PD: Gjiknuri, i përfshirë në aferën e gazit të

Partia Demokratike akuzon sekretarin e përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurin, se është i përfshirë në një aferë me dëm 230 mijë euro për shtetin shqiptar, në tregtimin e gazit nga kompania Albpetrol, në vitin 2017.

“Një skemë korruptive për shitjen e 3 milionë metër kub gazi industrial nga vendburimet Cakran-Mollaj/Ballsh-Hekal, e cila ka në qendër ish-ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri, ish-drejtorin e Albpetrolit, Endri Puka dhe Mirel Mërtirin e aferave të inceneratorëve”, tha deputetja e PD-së, Ina Zhupa, në një dalje për mediat.

“Në operacionin e zhvilluar në muajt gusht-tetor 2017, Mirel Mërtiri, nëpërmjet kompanisë CGC, i ka bërë Albpetrolit një ofertë të pakërkuar për blerjen e gazit. Pas marrjes së ofertës, Endri Puka, kreu i Albetrolit, dhe Damian Gjiknuri, ministër i Energjetikës, kanë përzgjedhur një metodologji për shitjen e gazit industrial të ndryshme nga ajo e ERE-s, një metodologji që bazohej në bursën holandeze dhe që shoqërohej me një koeficient zbritës, në shërbim të Mirel Mërtirit, jo të interesave të kompanisë publike.

https://a2news.com/2021/10/19/gjiknuri-reagon-pas-akuzave-te-pd-albpetrol-nuk-ka-shitur-ndonjehere-gaz-idiotet-e-dobishem-publikojne-lajme-te-rreme/

Sipas hulumtimit, edhe pasi kanë aplikuar një formulë të ndryshme nga ajo zyrtarja e ERE-s për llogaritjen e çmimit, treshja Gjknuri-Puka-Mërtiri, nuk e kanë respektuar atë formulë, pasi sipas kësaj formule, çmimi dilte me koston 25.33 lekë­/Nm³, ndërsa Mërtiri e siguroi blerjen e gazit me vlerën 15 lekë/Nm³.

Pra, falë bashkëpunimit mes Gjiknurit dhe Pukës, Mirel Mërtiri, dhe vëllain e tij, Ervin Mërtiri, që atë kohë ishte në krye të drejtorisë që mbulonte shitje e sasive të gazit për Albetrolin në drejtorinë e Tranagatit, e ka blerë gazin me një ulje prej 230 913 euro nga çmimi që impononte formula e përdorur”, tha Zhupa.

Sipas saj, kjo kontratë e lidhur në fshehtësi të plotë nga treshja Gjiknuri, Puka Mërtiri, rezulton e zhdukur nga protokolli i Albeptrol dhe “nxjerr në pah se si nën drejtimin e Ramës dhe ministrave të tij, shteti është kthyer në një shtet privat që i shërben interesave të klientëve të pushtetit, në dëm të interesave të familjeve shqiptare. Kjo kontratë korruptive, që prej vitesh i ka shpëtuar shqyrtimit të drejtësisë, meriton një hetim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës, pasi teksa Rama flet për krizë të energjisë, dëmet e bëra nga kjo bandë e babëzitur pikërisht në sektorin e energjisë, nuk mund të paguhen nga qytetarët, por duhet të paguhen nga përgjegjësit e krizës së korrupsionit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos