3 persona të maskuar dhe të armatosur grabisin degën e një banke

Nga A2 CNN
9 Maj 2022, 14:53 | Kronikë
3 persona të maskuar dhe të armatosur grabisin degën e një

3 persona të maskuar dhe të armatosur, kanë grabitur degën e një banke të nivelit të dytë në Kolpik. Pasi kanë marrë paratë grabitësit janë larguar me një makinë tip Volkswagen Golf, me ngjyrë të zezë.

Ndërkohë mësohet gjithashtu se në dalje të qytetit është gjetur një makinë e djegur.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Autorët, ende të paidentifikuar, pasi kanë djegur automjetin e tyre, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një automjet tjetër tip “Benz” të një qytetari të rastit dhe janë larguar.

“Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupe të FNSH Shkodër. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të saj”, tha Policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos