
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me tragjedinë e një ditë më parë në Lago Maggiore në Itali, ku si pasojë e mbytjes së një varkë humbën jetën 4 persona.
Sipas të dhënave nga mediat italiane, dy prej viktimave ishin agjentë të shërbimeve sekrete italiane, një agjent izraelit i dalë në pension dhe një 50-vjeçare ruse, e identifikuar si bashkëshortja e pronarit të varkës.
Varka me mbi 25 persona në bord u mbyt si pasojë e motit të keq, teksa zbulimet e reja kanë shtyrë autoritetet të thellojnë hetimet.
Varka 16-metërshe ndodhej mes qyteteve Sesto Calende dhe Arona kur ndodhi tragjedia, në një kohë kur personat e pranishëm po festonin një ditëlindje.
Shumë prej tyre arritën të dilnin në breg me not, teksa të tjerë u shpëtuan nga motovedetat e policisë. (A2 Televizion)