Përplasje e armatosur në një plazh në Floridas, 9 të plagosur

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 08:45 | Bota

Të paktën 9 persona, 3 prej tyre të mitur mbetën të plagosur si pasojë e një shkëmbimi zjarri në një plazh të Floridas.

Ngjarja ndodhi në një resort bregdetar të Hollivudit, gjatë festimeve në plazh për Ditën e Përkujtimit.

Sipas të dhënave paraprake, mendohet se të shtënat kanë ardhur pas një sherri momental mes dy grupesh në plazh.  Autoritetet kanë arrestuar një person dhe një i dyshuar i dytë është në kërkim.

Hollywood Beach është një destinacion popullor i vendosur rreth 15 kilometra nga Fort Lauderdale dhe 30 km nga Miami. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos